Thaçi për ambasadorët që i shkarkojë Konjufca: Do të kemi diplomaci aktive

08 qershor 2020 | 12:15

Më 3 mars të këtij viti, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, kishte marrë vendim për shkarkimin e disa ambasadorëve, duke përfshirë edhe ambasadoren Vlora Çitaku.

Mirëpo, presidenti Hashim Thaçi ende nuk e ka dekretuar këtë vendim të tash ish-ministrit të Punëve të Jashtme.

Për këtë çështje, nga ministria që udhëhiqte Konjufca patën paralajmëruar se do të drejtohen në Gjykatë Kushtetuese.

Ndërsa Thaçi është pyetur sot nga mediet nëse do të bëjë dekretimin e vendimeve të ish-ministrit.

Thaçi ka thënë se me këtë çështje është duke u marrë Zyra Ligjore e Presidencës.

“Këto gjëra janë në proces. Zyra ligjore do të veprojë sipas ligjit e Kushtetutës që të kemi diplomaci aktive”, ka thënë presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vrasje në tentativë ka ndodhur dy ditë më parë…