Barcelona ndalet edhe nga Celta Vigo

27 qershor 2020 | 19:20

Barcelona po përjeton një periudhë me shumë ulje-ngritje. Skuadra katalanase u ndal në barazim 2-2 në transfertën ndaj Celta Vigos, duke i dhënë një tjetër shans Realit që nesër të shkëputet me dy pikë nëse fiton.

Skuadra e Setien shënoi dy herë me të njëjtën kopje Messi-Suarez. Me argjentinasin që dha dy asistë, ndërkohë që uruguaiani e dërgoi topin në rrjetë.

Smolov barazoi përkohësisht rezultatin në minutën e 50-të,ndërkohë që Iago Aspas do të shokonte blaugranat vetëm dy minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Ky është barazimi i dytë në tre ndeshjet e fundit për Barcelonën, që rrezikon të humbasë betejën për titullin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” dhe komuna e Podujevës do…