Një qytetar nga Fushë-Kosova vdes nga Covid-19

08 gusht 2020 | 21:46

Edhe një pacient në Kosovë ka humbur betejën me koronavirusin.

Bëhet fjalë për Azem Berishën nga Fushë Kosova, i cili ndërroi jetë sot si pasojë e komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga Covid-19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli.

“Azemi (Berisha), bashkëvendasi e shoku im, iku nga kjo botë! Lajm që më shokoi, më trishtoi dhe më shtoi mërzinë aç shumë sa që ende nuk po besoj”, ka shkruar Topalli.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kampionia e Kosovës, Drita, e nisi rrugëtimin në kualifikimet për…