(Foto / Videoreportazh, nata XLIII në Prishtinë) Masat nuk po respektohen, duhet të ashpërsohen ose të hiqen

17 gusht 2020 | 23:15

Nata e parë e javës nuk dallon pothuajse asgjë nga netët dhe javët e kaluara nën kufizimin e qarkullimit.

Në natën e dyzetë e tretë të masave kufizuese të vendosura na Qeveria  e Kosovës në luftën kundër virusit Korona, qarkullimi deri afër mesnatës është pothuajse i zakonshëm nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, ndërkohë që në të gjitha periferitë shpejtësia e automjeteve mbetet jashtë kontrollit.

Qeveria duhet të rishikojë kufizimin e këtillë të qarkullimit, është i orëve të vona dhe as kështu nuk respektohet seriozisht. Ose duhet të ashpërsohet ose të hiqet fare, raporton “Epoka e re”.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të hënën se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 129 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 45 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë Kosovë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 11.545 raste nga 44.433 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 410 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.343 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.792.

 

 

 

 

 

 

 

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e lagjes “Mati” në kryeqytet kanë paralajmëruar një protestë,…