Këmbëngul Lutfi Haziri: Ristovci, kufiri mes Kosovës dhe Serbisë

17 gusht 2020 | 23:38

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka treguar sërish se ku duhet të jetë kufiri mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haziri ka këmbëngulur se Ristovci duhet të jetë kufiri mes Kosovës e Serbisë.

“Javën e kaluar Karaçeva e Epërme, këtë javë rruga Deçan-Plavë, javën tjetër Leposaviqi me 17 katunde…Zhurmë, popullizëm e fjalamani.

#2Shtator përnime fillon!

Mos përçoni frikë, por silluni si burrështetas. #Ristovci, kufiri mes Kosovës e Serbisë, në Juglindje të Kosovës!”, ka shkruar Haziri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nata e parë e javës nuk dallon pothuajse asgjë nga…