PSG-ja kualifikohet në finale

18 gusht 2020 | 23:18

Paris Saint-Germain është finalisti i parë i Champions League për edicionin 2019-20. Skuadra e Thomas Tuchel fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Leipzig në gjysmëfinalen që u luajt në Lisbonë.

Ishte një ndeshje e dominuar nga skuadra franceze që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 3-të me brazilianin Marquinhos. Dyfishimi i shifrave erdhi në fundin e pjesës së parë, teksa Di Maria shfrytëzoi një pasim fantastik të Neymar me finte.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Bernat arrin që ta dërgojë sferën në rrjetë me një goditje me kokë pas një asisti të Di Marias. Pavarësisht përpjekjeve të skuadrës gjermane për të gjetur golin e nderit, nuk do të arrin deri në fund, teksa PSG do të presë në finale një mes Bayernit ose Lyonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se…