Tri klube në garë për Hulkun
22 janar 2021
| 17:37
Një betejë e fortë në merkato po zhvillohet për t’i siguruar shërbimet e brazilianit Hulk.
Sulmuesi tashmë është lojtar i lirë pas mbylljes së kontratës me Shanghai Sipg, dhe prej kohësh përflitej për një rikthim në vendlindje, por ofertat e rëndësishme mund t’ia ndryshojnë planet.
Dy ish-ekipet e tij në Evropë, Porto dhe Zeniti, i kanë paraqitur oferta konkrete, teksa Al Hilal në Arabinë Saudite po bisedon me agjentin e 34-vjeçarit. Me oferta të tilla vështirë që Hulku të pranojë të luajë me Flamengon, Palmeiras apo Atletico Mineiron në Brazil.