Italia lehtësohet nga Covid, shumica e rajoneve kthehen në “zona të verdha”

01 shkurt 2021 | 18:27

Shumica e rajoneve italiane kanë lehtësuar të hënën masat anti-covid. Lëvizja vjen në një kohë kur shumë nga fqinjët evropianë të vendit si Franca, po shtrëngojnë më tej masat.

15 nga 20 rajonet e Italisë janë tashmë në “zonën e verdhë”, niveli më i lehtë në shkallë kufizimesh të renditura nga e verdha në të kuqe, pas urdhrit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë botuar të premten.

Në “zonat e verdha” njerëzit lejohen të shkojnë në restorante e bare deri në orën 6 pasdite. Muzetë mund të hapen gjatë ditëve të javës dhe nxënësit e shkollave të mesme mund të kthehen në shkollë me alternime.

Të dielën, ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza theksoi se Italia edhe pse është në rrugë të mirë megjithatë ende ka nevojë për kujdesin më të madh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë…