Miftaraj thotë se pjesëmarrja në seancën për votimin e presidentit nuk është tradhti ndaj partisë
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, (IKD) Ehat Miftaraj, ka vlerësuar se pjesëmarrja në procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit është detyrë.
Sipas tij pjesëmarrja në këtë proces nuk është as tradhti ndaj partisë dhe as nënshtrim.
“Pjesëmarrja aktive në procesin e zgjedhjes se presidentit është detyrë, obligim kushtetues! Nuk është as tradhti ndaj partisë, as kompromis, as nënshtrim, e më së paku poshtërim. Normal, vota për president mundet me qenë me kusht, si për shembull nëse një deputet kërkon nga qeveria aktuale që do të votoj për presidentin nëse premton dhe vepron se në Kuvend dhe qeveri nuk do të ketë deputetë apo ministra me aktakuza për korrupsion. Baza e një shteti demokratik është zbatimi i vlerave dhe standardeve që promovojnë sundimin e ligjit dhe qeverisjes së mirë. Të gjithë do të dilnin të fituar, e më së shumti shteti ligjor në Kosovë dhe funksionaliteti i institucioneve kushtetuese”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë në “Facebook”.



