Pas Barçës, West Hami kërkon Januzajn  

22 dhjetor 2021 | 13:44

Skuadra e West Ham United ka shprehur interesim për futbollistin e Real Sociedadit, Adnan Januzajn.

Barcelona kishte kërkuar të nënshkruajnë me Januzajn për të cilin nuk do të kenë nevojë të paguajnë dëmshpërblim, pasi 26-vjeçarit i skadon kontrata me klubin spanjoll në fund të sezonit.

Bëhet e ditur se West Hami është në avantazh, pasi trajneri David Moyes ka punuar me Januzajn te Manchester Unitedi, madje i ka dhënë hapësirë të madhe në edicionin 2013/2014.

Në këtë sezon, Januzaj ka shënuar dy gola dhe po aq asistime në 25 ndeshje në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me siguri e keni hasur këtë foto në rrjetet sociale,…