Roma rikthen interesimin e Xhakës
AS Roma thuhet se do të ringjallë interesimin për mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka.
29-vjeçari ishte një objektiv kryesor për “Giallorossët” verën e kaluar, por ai përfundoi duke nënshkruar një kontratë të re me “Topçinjtë” në muajin gusht.
Megjithatë, trajneri Jose Mourinho është ende i etur për Xhakën dhe dëshiron ta ribashkojë atë me Ainsley Maitland-Niles te Roma pas nënshkrimit të mbrojtësit të krahut si huazim nga Arsenali.
Sipas mediumit italian “Gazzetta dello Sport”, Roma po planifikon të ringjallë interesin e tyre për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhaka.
Por, transferimi i yllit nga Kosova do të jetë i vështirë, pasi ai është anëtar kryesor i formacionit të Mikel Artetas. Ndryshe, Xhaka gjatë ditëve të fundit ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është ende jashtë fushave derisa të marr një test negativ.



