Thompsoni përforcon KB Bashkimi

12 janar 2022 | 13:22

KB Bashkimi është përforcuar me basketbollistin amerikan Kendrick Thompson.

25 vjeçari do ta zëvendësojë amerikanin Avi Toomer, i cili është larguar nga skuadra, ndërsa së shpejti do të kemi edhe një përforcim tjetër në vend të qendrës Immanuel King, i cili për shkaqe familjare është kthyer në ShBA.

“Thompson luan në pozitën 2 dhe është 191 cm i gjatë. Ai ka luajtur në kolegjin amerikan Northeastern State, me mesatare prej 16.07 pikëve për ndeshje, dhe së fundi në Gjeorgji me skuadrën Olimpi, ku ka pasur mesatare prej 14.63 pikëve për ndeshje”, thuhet në njoftimin e skuadrës prizrenase.

Thompsoni në rast të kompletimit të dokumentacionit me kohë, pritet debutojë qysh në ndeshjen e nesërme kundër Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma thuhet se do të ringjallë interesimin për mesfushorin…