‘Qytetarët nuk kanë nevojë të krijojnë rezerva të barnave’

09 mars 2022 | 11:18

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë të blejnë barna për të bërë rezerva, në këtë situatë krize ekonomike e të sigurisë.

Ai ka bërë me dije se ka mjaftueshëm barna në Kosovë, pasi është shtuar importi javëve të fundit, që të krijohen stoqe të volitshme, të cilat nuk do ndikojnë as në çmim.

Jakupi ka thënë për “Klan Kosova” se nuk ka nevojë të blihen as barnat kundër ndonjë rrezatimi, pasi efektet e tyre, nuk mbrojnë të gjitha pjesët e trupit, në rast të ndonjë sulmi të rëndë sigurie.

Ai ka folur edhe për botimin më të ri të Regjistrit të Barnave që u promovua më 7 mars.

Sipas Jakupit, i njëjti botim, që ka rreth 750 faqe, ka përshkrim të detajuar për 817 lloje të barnave, sa janë tërësisht në Kosovë.

“I njëjti regjistër, do të shpërndahet falas nëpër të gjitha barnatoret, e qendrat mjekësore, me të cilin, më pas do asistohen profesionistët shëndetësor. Bashkë me Regjistrin e barnave, është botuar edhe Revista Farmaceutike, që ka të bëjë me Sigurinë e Produkteve Medicinale”, ka thënë Jakupi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës i ka propozuar sot Kuvendit të Kosovës…