ME SHKAS
Shkruan: Isuf Sherifi
Në tri luftërat, në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, pa llogaritur edhe ato hibride në Mal të Zi dhe Maqedoni, dhe pa llogaritur edhe kryengritjet shqiptare në Kosovë Lindore dhe Iliridë, Serbia ishte agresori që shkaktoi mijëra vdekje dhe miliona trauma njerëzore të përjetshme, si dhe shkatërroi dëme materiale në vlerë prej qindra miliardash dollarë. Ajo shkaktoi gjenocidin më të ri në Ballkan ndaj popullatës boshnjake, dhe përsëriti gjenocidin ndaj popullatës shqiptare. Sikur të kishte drejtësi, dhe të ndëshkohej Serbia me denazifikim dhe demilitarizim, dhe t’i merrej e drejta për të “administruar” me Vojvodinën, Kosovën Lindore, Sanxhakun, dhe të mos i hapeshin dyert drejt Europës, por, të paguante çmimin e agresorit dhe vrasësit, SOT, NUK DO TË NDODHTE AS UKRAINA!
Përkëdheljet europiane ndaj Serbisë, sidomos ato franceze, dhe të pesë shteteve të BEsë, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, janë edhe një lloj desanti i heshtur politik kundêr shqiptarëve, e që indirekt kanë trimëruar dhe frymëzuar edhe Putinin dhe Rusinë dhe janë dhe mbesin (mos)veprime që po i kthehen bumerang krejt Europës, dhe jo vetëm asaj! Është thënë e stërthënë, që kushdo që nuk mëson nga e kaluara, ajo i përsëritet në formėn më brutale të sajë.