Dita e Lirisë së Shtypit, Osmani: Vlerësojmë gazetarët që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës

03 maj 2022 | 11:56

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka theksuar se vlerëson punën e gazetarëve të guximshëm që i dhanë zë vuajtjeve të qytetarëve të Kosovës gjatë luftës dhe vazhdojnë të ngrisin zërin për të vërtetën.

Osmani në një postim në “Twitter” ka shkruar se progresi i Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit është shembull i shkëlqyer për përkushtimin ndaj demokracisë.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ne vlerësojmë gazetarët e guximshëm që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngritin zërin për të vërtetën dhe lirinë sot. Progresi i Kosovës në Indeksin e lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, ka shkruar presidentja Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi thotë se është i…