Allegri: Të fitojmë titullin vitin tjetër! Pogba? Është lojtar i Unitedit 15 maj 2022 | 14:59 Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, në prag të ndeshjes kundër Lazios, doli para mediave dhe foli për sezonin aktual, zërat e merkatos dhe duelin që bardhezinjtë zhvillojnë nesër. “Na vjen shumë keq që nuk fituam një trofe këtë vit, por nuk është pak kualifikimi në Champions. Vitin tjetër duhet të përgatitemi për të fituar titullin. Ky është një objektiv i qartë për të gjithë”. “Jemi në formë. Nesër luajmë ndeshjen e fundit në shtëpi dhe duhet të bëjmë një paraqitje dinjitoze. Do të jetë festa e Chiellinit dhe ndeshja e fundit në shtëpi e Dybala. Duhet të nderojmë këtë sfidë”, ka thënë Allegri. “Pogba? Është lojtar i Manchester United dhe nuk mund të flasim për merkato deri në përfundim të sezonit”, ka thënë Allegri, i ngacmuar pas lajmeve të fundit për mesfushorin francez. Lajme të sponsorizuara Të Fundit 15 tetor19:50 Kosova U15 e nis me fitore turneun zhvillimor të UEFA-s në Bullgari 15 tetor19:46 Mbyllet pa fitues ndeshja Malishevë – Prishtina 15 tetor14:19 Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030 15 tetor14:02 Partizani emëron Mislav Karoglanin trajner, firmos kontratë dyvjeçare 15 tetor13:54 Nis edicioni i ri në Ligën U13-U15 15 tetor12:32 Edhe një goditje për Interin, Lautaro pëson tërheqje muskulore