Ekipi i mundjes së Kosovës arrin në Stamboll

07 shkurt 2023 | 15:45

Ekipi i Federatës së Mundjes së Kosovës ka arritur në Stamboll pas tmerrit që përjetoi nga tërmeti në qytetin e Kahramanmarashit në Turqi.

“Pas shumë peripecish 30 orë rrugë dhe tmerrit të përjetuar nga tërmeti në qytetin Kahramanmarashit të Turqisë, ekipi i Kosovës ka arritur në Stamboll”, thuhet në njoftimin e FMK-së.

Tërmeti i fuqishëm që e goditi Turqinë i ka përfshirë edhe disa sportistë kosovarë. Hoteli ku gjendej ekipi i mundësve të rinj të Kosovës u dëmtua nga ky tërmet i tmerrshëm, por fatmirësisht ata nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ju kanë ndihmuar njerëzve nën gërmadha.

/Veton Zymberi/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vazhduar takimet dhe vizitat…