“E du Prizrenin”, Totaj me fushatë për provimin e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti

22 gusht 2023 | 13:32

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka lansuar një fushatë për promovimin e aseteve të trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.

E titulluar “E du Prizrenin”, fushata synon ta promovojë qytetin dhe trashëgiminë e Prizrenit në sytë e vizitorëve dhe turistëve të huaj.

“Bëhuni gati për të nisur një udhëtim nëpër kohë teksa e nisim fushatën e promovimit të Trashëgimisë Kulturore të qytetit. Qyteti ynë është i zhytur në histori, art dhe tradita që kanë formësuar atë që jemi sot. Bashkohuni me ne për ta promovuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe potencialin e tanishëm të zhvillimit të një qyteti që bashkëjeton me të kaluarën dhe të ardhmen! E du Prizrenin është slogani i kësaj fushate që si qëllim ka promovimin e qytetit tonë në sytë e vizitorëve”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kjo fushatë mbështetet nga Komuna e Prizrenit dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë (UNDP), dhe ka për qëllim të nxitë vizitorët të postojnë më shumë në rrjetet sociale për asetet historike duke i vizituar ato.

Ata duhet të kyçen përmes faqes www.eduprizrenin.com ku do të mësojnë më shumë për historikun e aseteve të çmuara të Prizrenit, si dhe në lokacionet historike ku do të kyçen përmes QR code të vendosur në tabelat informuese.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Fariz Kalisi shpall te pavlefshme diplomen e shkolles fillore SH.F.M.U…