Sot zhvillohet tri ndeshje në Superligën e Femrave

03 nëntor 2023 | 13:55

Java e pestë në Superligën e Femrave sfidon rivalët e vjetër. Penza dhe Bashkimi është kryendeshja e kësaj jave. Penza është nikoqire e Bashkimit dhe ndeshja do të zhvillohet të premten me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Karagaqi”.

Të premten në orarin e Superligës të Femrave zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera. Në Pejë zhvillohet edhe ndeshja Peja 03 – Trepça me fillim nga ora 19:00, kurse ndeshja Prishtina United Basketball është ndeshja e fundit e cila zhvillohet në këtë xhiro. Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë nga ora 20:30.

Prishtina është skuadra e vetme me bilanc 4 ndeshje 4 fitore, Bashkimi ka tri fitore në katër ndeshje. Trepça dhe Peja 03 kanë nga dy fitore, Penza një fitore, kurse United Basketball nuk ka shënuar ende asnjë fitore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Para pak ditësh, në Paris u mbajt ceremonia e 67-të…