Berisha, qeverisë: Kur as bukën e ushtrisë s’mundeni ta menaxhoni, qysh e zbatoni ju planin 10-vjeçar për FSK-në?

14 tetor 2024 | 12:37

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të thirrur nga opozita rreth krizës së furnizimit me ushqim, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, e ka quajtur gjendje alarmante dhe emergjente zgjidhjen e saj.

“Pyetja që ne duhet ta shtrojmë si mund të jemi të sigurt se kjo mazhoranca e zbaton planin 10-vjeçar të transformimit të FSK-së në ushtri me standardet e NATO-s nëse nuk arrijnë të menaxhojë as ushqimin për ushtarët tonë”.

“Nëse e quani veten qeveri, këto gjëra s’duhet të lejojnë të ndodhin, besa nuk kanë ndodhur kurrë. Nuk ka lojë me ushtri”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Pep Guardiola ka refuzuar thashethemet që e lidhnin atë me…