Abdixhiku: Këto 3 vite janë të humbura

07 janar 2024 | 21:18

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar zyrtarët e Qeverisë, të cilët sipas tij po mburren për liberalizmin e vizave e njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja.

Ai poashtu ka thënë se marrëveshjen me Elektroseverin për pagesën e rrymës në veri të Kosovës e kanë kundërshtuar, e që tash “të njëjtë e trumpetojnë si histori”.

Abdixhiku në një postim në Facebook ka thënë se tri vitet e qeverisura nga LVV-ja ishin të humbura.

“Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tjetër konkurent i edicionit të tretë të “Big Brother…