AFK-ja, sponsor i klubit të xhudos ‘Ippon’

29 mars 2019 | 13:51

Mikrofinanca “AFK” (Agjencioni për Financim në Kosovë) dhe klubi i njohur i xhudos “Ippon”, i cili i ka sjellë Kosovës të gjitha medaljet e mundshme, kanë nënshkruar marrëveshje për mbështetje financiare për një periudhë 3-vjeçare.

Me këtë rast, drejtori i AFK-së, Vahdet Anadolli, ka thënë se është i lumtur që po nënshkruajnë këtë marrëveshje.

“Jam i lumtur të nënshkruaj marrëveshjen në mes Agjencionit për Financim në Kosovë dhe klubit të xhudos ‘Ippon’ nga Peja për një mbështetje financiare tri vjeçare e cila shpresoj të na sjellë medalje të reja olimpike dhe ta bëjë edhe më krenar qytetin e Pejës dhe tërë Kosovën”, ka Anadolli.

Kurse trajneri i klubit “Ippon”, Driton Kuka, ka thënë se ka qenë afër klubit qysh në kohën kur Majlinda Kelmendi ka qenë fëmijë. “Ky bashkëpunim i nisur para 10 vitesh, në këtë vitin para-olimpik dhe olimpik po fuqizohet edhe më shumë. Tashmë edhe zyrtarisht AFK-ja do të jetë sponsor i artë i klubit të xhudos ‘Ippon’. Po besoj që Majlinda, Nora, Distria, Akili por edhe shumë të tjerë që janë duke u rritur në klubin ‘Ippon’ do ta ndjejnë këtë përkrahje të fuqishme e ne si deri më tani premtojmë punë, angazhim dhe prezantim të dinjitetshëm të klubit tonë”, ka thënë Kuka, duke shtuar se: “Besoj që prej Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’, do të shkojmë së bashku dhe shpresoj shumë që nga atje do të kthehemi me medalje. Dihet që Lojërat Olimpike janë garë shumë e fuqishme në të cilën çdo medalje është e artë, edhe pse ne e kemi fituar të artën, për mua gjithmonë edhe e bronzta do të ishte e artë, prandaj besoj që së bashku do të vazhdojmë deri në Tokio, pse jo edhe më tutje”, ka thënë Kuka.

Ndërkohe xhudistja Majlinda Kelmendi e ka pranuar se është vështirë për të gjetur sponsor, ani pse i ka sjell Kosovës të gjitha medaljet e mundshme.

“Pavarësisht që i kemi sjellë Kosovës të gjitha medaljet e mundshme, nuk është që e kemi një përkrahje aq të madhe prej sponsorëve në Kosovë. Nuk e dimë pse, por është shumë vështirë për të gjetur sponsorë dhe për të gjetur njerëz, kështu që për neve sot është një ditë e veçantë. E falënderoj drejtorin për përkrahje dhe besoj shumë që kjo përkrahje do të sjellë suksese të reja, dihet që kur ke përkrahje, kur të mbështesin njerëzit, ke edhe motiv më të madh për të punuar”, ka thënë Kelmendi.

Përndryshe, trajneri i saj, Driton Kuka shtoi se pushteti qendror po i përkrahë ekipet sportive në Kosovë por jo edhe komunat, e bizneset. /KosovaPress/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, nënkryetari Nuredin Lushtaku,…