AGK-ja për pesë muaj ka pranuar tetë raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve

03 maj 12:39

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka protestuar me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”.

Majlinda Aliu nga AGK-ja, ka thënë se Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen Kosovën në situatë jo të mirë sa i përket gjendjes së gazetarëve, sidomos në aspektin e sigurisë.

“Vetëm gjatë këtyre pesë muajve ne në AGK kemi pranuar tetë raste të kërcënimeve, sulmeve fizike dhe dëmtimit të pronës së gazetarëve. Për të gjitha këto raste janë informuar organet e sigurisë dhe hetuesisë, mirëpo gjykatat nuk është se po tregohen shumë efikase për të marrë vendime konkrete”, ka thënë Aliu.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, kryetari i Kuvendit…