Ahmeti kërkon nga këmbësorët dhe vozitësit t’i respektojnë shenjat e komunikacionit

11 nëntor 2018 | 14:43

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se te Qendra e Studentëve ka vendosur grilat ndaluese në mënyrë që këmbësorët të kalojnë në vendet e dedikuara për ta.

Në këtë kontekst, Ahmeti ka kërkuar nga këmbësorët dhe vozitësit që t’i respektojnë shenjat e komunikacionit.

“Edhe këmbësorët, edhe vozitësit, duhet të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Në udhëkryqin pranë Qendrës së Studentëve shpesh janë shkaktuar aksidente si pasojë e kalimit të rrugës në vend të gabuar. Tani kemi vendosur grilat ndaluese, ashtu që këmbësorët ta kalojnë rrugën vetëm ne vendkalimet e dedikuara për ta”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Edhe këmbësorët, edhe vozitësit, duhet të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit. Në udhëkryqin pranë…

Gepostet von Shpend A. Ahmeti am Samstag, 10. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Junikut ka bërë me dije se kanë filluar…