Ahmeti: Platforma për bisedime do të jetë e gatshme para 30 janarit

23 janar 2019 | 14:14

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator në dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se shumë shpejt ky ekip do ta dërgojë në Kuvend platformën e bisedimeve me Serbinë.

Në një konferencë për media, Ahmeti është shprehur i bindur se platforma do të jetë e gatshme para 30 janarit, kur pritet të fillojë sesioni pranveror në Kuvend.

“Besoj që para 30 janarit do të jemi në gjendje ta dorëzojmë platformën e dialogut. Ajo platformë është e bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Ky dialog e ka një qëllim, që ta përmbyllë procesin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëse nuk ka njohje, atëherë, për neve ky dialog as që ka kuptim, dhe as që meriton të humbim kohë sepse është e qartë se Kosova është përfshirë në disa valë të kompromiseve”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka treguar se ekipi i dialogut ka krijuar gjashtë komisione në kuadër të mandatit që ka marrë nga Kuvendi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli brazilian Marcelo besohet t’i ketë kërkuar drejtuave të Real…