Aksident te salla ‘1 Tetori’ në Prishtinë, pesë persona të lënduar

22 qershor 2021 | 23:15

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 ndërmjet tri automjeteve.

“Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e këtij aksidentit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar pesë persona”, ka konfirmuar Borovci. Me rastin po merret njësiti i trafikut.

*Foto ilustrim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përhapja e variantit indian, të njohur si varianti “delta” i…