Aktakuzë kundër personit që mori pjesë në grup terrorist si trajner i snajperistëve

07 dhjetor 2021 | 13:31

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet K.D.

Prokuroria Speciale ka njoftuar opinionin publik se i pandehuri me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste, në atë mënyrë që me bashkëshorten i është bashkangjitur luftëtarëve të organizatës terroriste, militante, ekstremiste “ISIS” (Islamic State of Iraq and the Sham), duke marrë pjesë aktivisht në veprimtaritë e kësaj organizate si trajner i snajperistëve.

“Më pas i pandehuri K.D., është arrestuar dhe është burgosur nga Forcat Demokratike Siriane, kurse më datë 17 korrik 2021, në mënyrë të organizuar është transferuar në Kosovë”,  ka njoftuar prokuroria.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri garat e fundit të këtij botërori të Formula 1…