Alaba këput ligamentin

18 dhjetor 2023 | 13:06

Mbrojtësi i Real Madrid, David Alaba, ka pësuar një lëndim të rëndë në sfidën ndaj Villarrealit, ndeshje të cilën madrilenët e fituan me rezultatin 4-1.

Në minutën e 35-të, Alaba në përpjekje për të larguar topin e zuri gjurin e tij në një pozicion jo të mirë dhe tani sipas raportimeve të medieve spanjolle, ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar të përparmë, që ndryshe njihet si ACL.

Kështu, Ancelotti mund të kërkojë në merkaton e janarit një transferim të ri në qendrën e mbrojtjes, pasi Alaba pritet të mungojë për një kohë të gjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar…