Aliti: Presim rezultat pozitiv kundër Suedisë

07 tetor 2021 | 18:00

Për ndeshjen që Kosova e zhvillon ndaj Suedisë ka folur edhe mbrojtësi Fidan Aliti.

Ky i fundit pret përkrahje nga tifozët “dardanët” edhe në ndeshjen që zhvillohet në Stokholm, derisa pret edhe rezultat pozitiv.

“Moti ishte pak i vështirë, por ne si futbollistë jemi mësuar të stërvitim edhe në këso kushte. Madje mendoj se kjo ka qenë një përgatitje e mirë për Suedi ngaqë edhe atje na pret një mot i tillë. Këtë herë kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë ndeshje të rëndësishme për ne dhe besoj se secili prej nesh është 100 për qind i gatshëm për lojë. Ka qenë një kohë e gjatë që nuk kemi luajtur para ‘dardanëve’ dhe normalisht se çdoherë ndihemi krenarë kur luajmë para tyre. Një falënderim i madh shkon për ata ngaqë vazhdimisht na përkrahin kudo që shkojmë. Njëjtë do të jetë edhe në Suedi. Besoj se edhe ne do t’ua bëjmë një dhuratë me rezultat pozitiv”, ka thënë Aliti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javë më parë autori Qazim H. Berisha ka botuar monografinë…