Allegri: Ja pse e refuzova Realin  

10 gusht 2018 | 11:00

Masimiliano Allegri ka qenë shpesh i lidhur me një largim nga Juventusi, për të kaluar në një klub tjetër evropian.

Interesim ka pasur edhe nga Reali i Madridit, por trajneri italian në një intervistë për revistën “Stile Mese”, ka treguar besnikëri ndaj Juves.

“Është një nder për mua, që të kërkohem nga Reali i Madridit, por e refuzova një ofertë të tillë, sepse i kisha premtuar presidentit Anjeli. Arsyet për refuzimin ishin dy, respekt maksimum për Juven dhe doja të mbaja fjalën e dhënë. Me këto argumente, hodha poshtë edhe telefonatën që më erdhi nga Madridi”, ka deklaruar Allegri.

Më pas, italiani u pyet edhe nëse e ndiente veten një ikonë të klubit. “Unë, ikonë si Del Piero apo Buffon? Absolutisht që jo, nuk dua që të më krahasoni me ata. Ata kanë shkruar historinë për Juventusin, ndërsa unë kam vetëm katër vite këtu”, ka deklaruar ai.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri dhe ministri aktual i Diasporës, Panedeli Majko është nën…