Alonso: Kam sakrifikuar shumë për rikthimin në pistë

03 mars 2021 | 17:20

Prezantimi i makinës Alpine, që këtë sezon te Formula 1 do ta pasojë trashëgiminë e markës Renault, është pritur me interes.

Te kjo makinë (quhet A521) do të garojë një nga ikonat e Formula 1, spanjolli Fernando Alonso, që rikthehet pas dy vjetësh pushim. Dy herë kampioni i botës nuk ka qenë në prezantimin e njëvendëshes Alpine.

Gjithsesi, ai u shpreh: “Jam entuziast për rikthimin në Formula 1 dhe të jem pjesë e këtij kapitulli të ri të Alpine në sportin tonë. Kam punuar jashtëzakonisht shumë për ta përgatitur rikthimin tim, kam sakrifikuar shumë. Objektivi im është të sulmoj që në fillim të sezonit rivalët, më të mirët. E pranoj që kur ta ngas këtë makinë për herë të parë do të jetë emocionuese, por kjo do të kalojë shpejt. Kemi një ekip të fortë dhe jemi gati për këtë sezon të ri, që do të jetë kompetitiv”, ka deklaruar Alonso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Hammarbyt, Astrit Selmani, është afër që t’i bashkohet…