Astrit Selmani zgjedh Kosovën, pasi nuk ftohet nga Suedia

03 mars 2021 | 17:08

Ylli i Hammarbyt, Astrit Selmani, është afër që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në futboll gjatë këtij muaji.

Selmani ka folur për “Fotbollskanalen”. E ka pranuar interesimin e “dardanëve”, por ka thënë se ende nuk ka marrë asnjë ftesë zyrtare nga Kosova, mirëpo gjithçka është duke u bërë e qartë dhe se e ka rregulluar pasaportën. “Nuk kam pranuar ndonjë ftesë, por e kam rregulluar pasaportën. Është duke u bërë e qartë”, ka thënë Selmani.

“Po, kam dëgjuar. Do të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Për ata që kanë dëgjuar është e drejtë që jam afër”, ka shtuar ai. Në fund, i pyetur nëse është zgjedhja e vështirë: “Nuk ka asgjë që duhet të vendos, nuk ka pasur interesim nga Suedia”, ka shtuar Selmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka njoftuar largimin e deputetëve të…