Ambasadori Berishaj vendos lule në Sllavonski Brod, aty ku vdiqën 10 shtetas të Kosovës
Sot delegacioni nga Ambasada e Kosovës në Zagreb; dr. Martin Berishaj, ambasador, Sefadin Kuçi, atashe i migrimit dhe Shpend Zogaj, atashe ushtarak, vendosen kurorë në Sllavonski Brod, në vendin ku para një viti ndodhi fatkeqësia e komunikacionit ku humbën jetën 10 persona, 15 persona u lënduan rëndë, ndërsa 30 persona kishin lëndime më të lehta.
Delegacionin nga Ambasada në Zagreb i priti kryeshefi i Administratës policore Brodsko- Posavska, Antun Valiq me bashkëpunëtorë, si dhe Marko Shimiq, zëvendësperfekt.
Ambasadori Berishaj, në fjalën e vet, posaçërisht u ndal në përkushtimin e kryeministrit të Qeverisë së Kroacisë, Andreja Plenkoviq dhe ministrave, institucioneve shtetërore; policisë, mjekeve në spitalin “dr. Josip Bançeviq”, zjarrëfikseve si dhe gjithë qytetarëve të Prefekturës së Sllavonski Brodit të cilët treguan solidaritet ndaj familjeve që pësuan këtë tragjedi.



