Ambasadori Kosnett: Emërimi i të dërguarit të Trumpit për dialogun tregon përkushtimin e ShBA-së

04 tetor 2019 | 14:06

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë (ShBA), Philip Kosnett, ka thënë se emërimi i Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për një përparim të shpejt drejt një të ardhme paqësore për rajonin.

“Mezi pres të punojmë me ambasadorin Ric Grenell si të dërguarin e posaçëm të presidentit për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës. Emërimi i tij, krahas Matt Palmer (i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor), tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”.

Emërimin e diplomatit Grenell e ka mirëpritur edhe Bashkimi Evropian, duke ritheksuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me ShBA-në në Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kanë thënë se do të punojnë ngushtë me Grenell për të siguruar paqen përfundimtare në Ballkan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil FAZLIU (Me rastin e 12-vjetorit të vdekjes së luftëtarit…