Anëtarësimi i Kosovës në Interpol, i rëndësishëm për të gjithë

19 nëntor 2018 | 10:33

Nesër pritet që Kosova të votohet për anëtarësim në organizatën më të madhe të sigurisë Interpol.

Sheremet Ahmeti, ish-drejtor përgjithshëm i Policisë së Kosovës, ka thënë se shtetet anëtare do të kenë mirëkuptim dhe do ta përkrahin anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Anëtarësimi në Interpol do të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme globale e nacionale. Futja në agjendën për votim në Interpol, na jep shpresë së do të votohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol”, ka thënë Ahmeti sot në RTK3.

Sipas tij Policia e Kosovës ka të gjitha përgatitjet për të qenë në këtë organizatë.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale (ICPO-INTERPO), është organizata ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin ndërkombëtar të policisë. Është themeluar si Komisioni Ndërkombëtar i Policisë Kriminale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  do të marrë pjesë sot…