Arrestohet në Kosovë vrasësi i shtetasit turk në Shkup

02 janar 2026 | 11:04

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST i Kosovës, kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit nga policia arrestimi i tij është bërë mbrëm pas mesnate.

”Sot me datë 02.01.2026 rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur një ditë me herët në qytetin e Shkupit” thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit personi i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i Korpusit Vullnetar Rus, Denis Kapustin, rezulton të jetë…