Arsim Papraniku, konsull nderi i Kosovës në Maqedoni

02 dhjetor 2018 | 14:36

Biznesmeni i njohur  nga Maqedonia, Arsim Papraniku është caktuar konsull nderi i Republikës së Kosovës në Maqedoni.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka lëshuar një certifikatë për hapjen e Konsullatës së Nderit të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë dhe ka caktuar biznesmenin, Arsim Papraniku si konsull nderi të Kosovës.

Distrikti konsullor përfshinë qytetin e Strugës me rreth konsullor Komunën e Strugës dhe zyrën e Konsullatës në qytetin e Strugës.

Si konsull nderi, Papraniku do të veprojë në Republikën e Maqedonisë, në përputhje me rregullat dhe normat e aktiviteteve konsullore dhe do të nxisë dhe mbrojë interesat e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës mund të kontaktojnë konsullin e nderit, Arsim Papranikun kur është e nevojshme dhe të ndjekin në mënyrë të prerë udhëzimet e tij në përputhje me rregullat dhe ligjet.

Arsim Papraniku në postin e konsullit të nderit të Republikës së Kosovës do të jetë me mandat katërvjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Gjimnastikës së Kosovës po përfaqësohet nga kryetari Besim…