Asamoaha lë Juven për Interin 

30 mars 2018 | 10:45

Kwadwo Asamoah mund të konsiderohet lojtar i ri i skuadrës së Interit.

Mbrojtësi i krahut ishte afër fundit të kontratës me skuadrën e Juventusit dhe ai pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Interin.

Përveç skuadrës së Spallettit, në garë për Asamoahan janë edhe Napoli, Chelsea dhe Galatasaray. Asamoaha ka fituar pesë tituj radhazi në Serinë A me Juventusin dhe në fundin e këtij sezoni mund të vijë edhe i gjashti.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Irani kanë qenë në mesin…