Asgjësohën 17 mijë lodra që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve

24 tetor 2018 | 14:33

Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë të mërkurën në Kishnicë të Graçanicës ka asgjësuar lodra të ndryshme të konfiskuara.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, në rastin e asgjësimit, ka deklaruar se deri më tani janë asgjësuar 17 mijë lodra dhe janë ndalur mbi 17 të importe llojit të tillë në Doganën e Kosovës.

Shala ka thënë se fëmijët më nuk do t’u ekspozohen lodrave të rrezikshme, sepse të gjitha importet që nuk kanë certifikata të cilësisë sipas standardeve të BE-së nuk do të lejohen të hyjnë në tregun e Kosovës.

“Sot kam ardhur për të përcjell nga afër fazën e fundit, asgjësimin e lodrave, dhe ta dërgojmë mesazhin te qytetarët e Kosovës që ne kemi filluar kontrollin e tregut dhe fëmijët tanë nuk do t’ju ekspozohen më lodrave të rrezikshme. Ne jemi të përkushtuar që të kemi një kontroll të detajuar të cilësisë së produkteve në tregun e Kosovës. Dua t’ju njoftoj se deri tash kemi konfiskuar 17 mijë njësi të lodrave të rrezikshme dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kemi ndaluar 17 importe në kufi. Gjithashtu sot jam informuar nga inspektorati se është ndaluar edhe një sasi tjetër e cila ka tentuar që të zhdoganohet dhe të futet në tregun e Kosovë”, ka theksuar ministri Shala.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi i Digitalb Kupës së Kosovës, FC Prishtina dhe fituesja…