ATK-ja dhe Zyra e të Hyrave Publike të Maqedonisë fillojnë bashkëpunimin

10 tetor 2018 | 12:09

Administrata Tatimore e Kosovës dhe Zyra e të Hyrave Publike e Maqedonisë kanë nënshkruar të mërkurën memorandum bashkëpunimi, i cili ka për qëllim shkëmbimin e përvojave, transferimin e njohurive dhe praktikave më të mira, përmirësimin e performancës së palëve, stimulimin e përmbushjes vullnetare tatimore, si dhe parandalimin, zbulimin dhe luftimin e evazionit tatimor në të dyja vendet.

Dy institucionet përmes arritjes së memorandumit shpresojnë në promovimin e metodave të avancuara për mbledhjen e tatimeve, nëpërmjet transferimit të njohurive dhe përvojës në zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve në fushat me interes të përbashkët, dhe konfirmojnë vendosmërinë në respektimin e legjislacionit të të dyja palëve, në fushat e bashkëpunimit brenda fushëveprimit të kompetencave të institucioneve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë…