Atletja shqiptare renditet e pesta në botërorin e atletikës

21 korrik 2022 | 15:06

Atletja shqiptare Luiza Gega është një nga vajzat më të shpejta në botë në distancën 3000 metra me pengesa, duke u renditur e 5-ta në finalen e botërorit të atletikes në një garë ku shkëlqeu me performancën e saj.

Në pistë, Gega tregoi që është sportistja më e mirë shqiptare, duke dhënë kohën 9:10.04 dhe automatikisht shënoi rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë. Madje Gega e ul rekordin me më shumë se 4 sekonda, çka do të thotë se koha e realizuar në botëror është e jashtëzakonshme.

Rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë mbahej po nga Gega me kohën 9:14.29 dhe që u vendos në 1 korrik në Lojërat Mesdhetare, “Oran 2022”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike e Kosovës ka përfunduar procesin zgjedhor, ku Drejtori…