Autobusit serb i ndalohet hyrja në Kosovë, policia tregon arsyet

02 dhjetor 2018 | 20:40

Policia e Kosovës ka dhënë sqarim në lidhje me moslejimin e hyrjes së një autobusi në Kosovë që vinte nga Serbia.
Policia e Kosovës, sot në pikëkalimin kufitar Jarinje, nuk e ka lejuar që të hyj në Kosovë një autobus i cili vinte nga Beogradi, raporton lajmi.net.

Sipas Policisë, ky autobus kishte ardhur pa pasur linjën e regjistruar të qarkullimit, dhe i’u është refuzuar hyrja (28) njëzet e tetë personave, kryesisht të gjinisë femërore të cilat janë prezantuar si “Unioni i grave në Beograd”, të cilën e përfaqësonin gra me profesione të ndryshme.

Policia thotë se ky autobus është ndaluar pasi që personat që ishin në këtë autobus kanë dëshiruar që nesër të veri të Mitrovicës të mbajnë një protestë, raporton lajmi.net.

“Sipas informacioneve të siguruara dhe deklarimit të tyre, njëri nga qëllimet kryesore të kësaj vizite, e këtyre personave ka qenë mbajtja e një proteste në Mitrovicë Veri, andaj bazuar në procedurat e parapara ligjore, në pajtim me ligjin për kontroll dhe mbikëqyrje të kufirit, të njëjtëve iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, për arsye se kanë paraqitur kërcënim për rendin dhe sigurinë e vendit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës pa ndërhyrje:

Policia e Kosovës, në pikë kalimin kufitar Jarinje, sot rreth orës 13:05, ia ka refuzuar hyrjen një autobusi të firmës “Kolasin Prevoz” me targa BG, i cili kishte ardhur si linje e lirë (jo e rregullt) nga Serbia në drejtim të Republikës së Kosovës.

Në autobusin i cili kishte ardhur pa pasur linjën e regjistruar të qarkullimit, iu është refuzuar hyrja (28) njëzet e tetë personave, kryesisht të gjinisë femërore të cilat janë prezantuar si “Unioni i grave në Beograd”, të cilën e përfaqësonin gra me profesione të ndryshme.

Sipas informacioneve të siguruara dhe deklarimit të tyre, njëri nga qëllimet kryesore të kësaj vizite, e këtyre personave ka qenë mbajtja e një proteste në Mitrovicë Veri, andaj bazuar në procedurat e parapara ligjore, në pajtim me ligjin për kontroll dhe mbikëqyrje të kufirit, të njëjtëve iu është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës, për arsye se kanë paraqitur kërcënim për rendin dhe sigurinë e vendit.

Pas sqarimeve dhe informacioneve zyrtare që iu janë dhënë drejtuesit të autobusit dhe përfaqësuesve të këtij unioni, të njëjtit janë kthyer në drejtim të Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish kryeministri Sali Berisha ka rrëfyer takimin që ka patur…