Ballkani sërish dezinfekton hapësirat e klubit

23 maj 2020 | 16:22

Skuadra e Ballkanit që është lidere e Superligës, sërish ka dezinfektuar hapësirat e klubit.

Klubi nga Suhareka për tu mbrojtur sa më mirë nga koronavirusi, ka paralajmëruar se dezinfektimi do të baht në çdo fundjavë.

“Mbajtja e pastërtisë ka qenë një prej shumë shprehive të mira ne FC Ballkani, për më tepër tani kur bota është përfshi nga pandemia Covid-19, ku dezinfektimi i hapësirave të klubit është shenduar ne rutinë. FC Ballkani do të bëjë dezinfektim e hapësirave të klubit çdo fundjavë, sipas nevojës edhe me shpesh. Këtë detyrë ia kemi besuar profesionistëve z. Berat Gashi dhe kompanisë së tij Eko Pastrimi, të cilët për asnjë çast nuk hezitojnë t’i përgjigjen kërkesave tona”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Fotografia e FC Ballkani

Fotografia e FC Ballkani

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, e…