Barça nuk e shet Dembelen

28 nëntor 2018 | 13:49

Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë Ousmane Dembele.

Gjatë muajit nëntor është raportuar se 21-vjeçari pritet të largohet nga “Camp Nou” me destinacion Liverpoolin apo Arsenalin, pasi nuk po gjen vend në Barçë shkaku i mungesës së profesionalizmit. “ESPN” raporton se përkundër problemeve, Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë francezin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Këtë sezon ai ka dështuar të zë një vend në formacion pasi është vonuar shpesh në stërvitje duke luajtur videolojëra.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e enjte) në Skenderaj do të bëhet përurimi fushës…