Barça nuk lejon largimin e Dembeles

12 dhjetor 2018 | 14:02

Ousmane Dembele nuk do të largohet nga Barcelona në janar. Lajmi është bërë me dije nga “El Mundo Deportivo”, të gjithë në klubin “blaugrana”, që nga “ylli” i skuadrës, Lionel Messi, e deri te presidenti Bartomeu, nuk e shohin si opsion privimin nga shërbimet e francezit pikërisht në këtë sezon ku kërkohet me çdo kusht fitimi i Ligës së Kampionëve.

Dembele, përtej problemeve që ka pasur te Barça, rezulton të jetë një nga lojtarët më në formë dhe për këtë fakt ndihet shumë mirë në “Camp Nou”. Barcelona e ka bërë tashmë të qartë. Skuadrat që duan shërbimet e tij duhet ta paguajnë klauzolën e largimit: plot 400 milionë euro.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të…