Bardhi: Maqedonia ka më shumë eksperiencë se Kosova

28 prill 2020 | 21:36

Enis Bardhi është një nga lojtarët shqiptarë që aktivizohet në La Liga.

Mesfushori shqiptar aktivizohet te Levante dhe luan për Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut. Në një lidhje me “Fan Zone”, Bardhi foli për ndeshjen ndaj Kosovës, por edhe aventurën me skuadrën e tij në Spanjë.

Ndeshja ndaj Kosovës? “Kjo ndeshje ka peshën e vetë dhe ne duam të jetë një takim i pastër. Shpresoj të jetë një lojë si gjithë të tjerat, pasi na ka marrë malli edhe të luajmë. Tifozët? Unë kam dëshirë të luhet me tifozë, pasi është një ndeshje e rëndësishme, sepse dy skuadrat kërkojnë të shkojnë në Evropian. Në fushë jemi profesionistë e luajmë për fitore, ndërsa tifozët janë për të shijuar ndeshjen”.

Është gati Kosova për të fituar ndaj Maqedonisë? “Ka shumë kualitete si ekip, por mendoj se ne kemi më shumë eksperiencë se Kosova dhe kjo është përparësia jonë. Ata kanë lojtarë që luajnë në ligat më të forta, por ne kemi më shumë ekpseriencë dhe një gabim do të kushtojë shumë. Kam pasur shumë mesazhe para se të anulohej kampionati, më kanë thënë që do të marrim në Kosovë dhe nuk do të lëmë deri sa të mbarojë loja. Kam edhe mesazhe negative, por unë jam mësuar dhe të gjithë e dimë. Më vjen pak zor ta komentoj këtë ndeshje pasi nënën e kam nga Kosova, ndërsa babin nga Maqedonia e nuk i ndaj dot”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ai i Mitrovicës,…