Bayerni, gati të rinovojë kontratën me Mullerin
06 tetor 2023
| 12:20
Sulmuesi Thomas Muller ka kontratë me Bayern Munchen deri në qershor 2024, por klubi gjerman e ka në plan të fillojë bisedimet për zgjatjen e kontratës me futbollistin vetran.
Trajneri Thomas Tuchel beson shumë te roli i Mullerit brenda dhe jashtë fushës. 34-vjeçari është pjesë e Bayernit nga viti 2008, derisa ka zhvilluar 447 ndeshje dhe ka shënuar 144 gola.



