Bazamenti filozofik i trajtimit të rinisë si grup shoqëror, që i takon të tashmes dhe jo vetëm të ardhmes

01 korrik 2022 | 19:30

Erblina Tahiraj

Se rinia duhet të angazhohet në politikë dhe në institucione, madje duke qenë edhe bartës të tyre nuk është thjeshtë pragmatizëm elektoral-politik, por ka bazament në shkolla dhe sisteme filozofike më të avancuara në filozofinë perendimore.

Kërkesa themelore e John Grey është angazhimi politik nën arsyetimin që qeverisja në demokracinë liberale nuk është e determinuar, por është ashtu siç e bëjmë ne. Ndërkohë që, ekzistencialistët francezë të cilët kritikuan të gjitha sistemet, njeriun e konsiderojnë si QENIE AKTUALE NË KOHË dhe jo vetëm si “qenie që i takon të ardhmes”.

Kërkesa që sot të sakrifikohemi, në mënyrë që nesër të jemi në vendimmarrje dhe pjesë e proceseve të rëndësishme për vendin është mendësi e sistemeve totalitare dhe mohim i qenies njerëzore në aktualitet (Heidegger-Dasein).

Rrjedhimisht, angazhimi im dhe i të rinjve të Kosovës është i bazuar mbi parimet e demokracisë liberale dhe mendimeve më të pastërta të mendimtarëve europian, e jo thjeshtë çasje pragmatiste dhe utilitare-politike.

Mos u frikësoni, dhuroni hapësirë dhe mbështetje për të rinjtë sot, jo vetëm premtime boshe për të ardhmen!
Patjetër që NE JEMI E TASHMJA DHE E ARDHMJA, ndërsa siç do të thoshte Karl Popper “Ata që vetëm premtojnë parajsën për të ardhmen, në fakt do t’ua sillnin ferrin”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në ShBA, Ilir Dugolli, është takuar me…