BE-ja: Asociacioni s’mund të shmanget, të merret parasysh ndryshimi i Kushtetutës

22 nëntor 2020 | 13:34

Bashkimi Evropian (BE) vazhdon të insistojë se Kosova mund ta konsiderojë ndryshimin e Kushtetutës së saj për t’i bërë vend Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndonëse kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka cilësuar të mbyllur diskutimin me Serbinë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog insiston se kjo çështje nuk mund të shmanget nga dialogu, edhe nëse nevojitet ndryshimi i kushtetutës së Kosovës.

“Dialogu është në interes të të dy palëve. Ai ofron një mundësi për të dy palët për të diskutuar të gjitha çështjet e pazgjidhura me njëra-tjetrën. Bashkësia e komunave serbe është një nga këto çështje. Një diskutim mbi këtë nuk mund të shmanget nëse duam të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha çështjet e pazgjidhura midis Prishtinës dhe Beogradit. Hapi tjetër, i cili duhet të ndërmerret sa më shpejt të jetë e mundur, është që drafti i statutit të Asociacionit t’u paraqitet negociatorëve kryesorë të të dy palëve. Ne e kuptojmë që drafti i statutit është përgatitur siç parashikohet në marrëveshjen e vitit 2015. Ajo që na duhet është që Prishtina të pranojë të marrë pjesë në këtë diskutim”, ka thënë Szunyog.

Ndryshimi ose jo i Kushtetutës së Kosovës për shkak të Asociacionit, sipas tij varet nga ajo që palët do të merren vesh, por në parim, sipas tij, nevoja për ta ndryshuar kushtetutën duhet të merret parasysh.

“Para së gjithash, kjo varet nga ajo që do të bihet dakord. Në parim, sapo të arrini një marrëveshje ndërkombëtare, duhet të merren parasysh rregullimet e nevojshme ligjore për ta integruar atë në rendin ligjor të brendshëm. Kjo vlen si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, ka thënë Szunyog në një intervistë për mediumin serb në Kosovë, “Kosovo Online”.

Në këtë intervistë, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë ka folur edhe për funksionimin e Gjykatës Speciale, duke thënë se është i nevojshëm për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Sipas tij, gjykata që në Kosovë cilësohet si e padrejtë, do t’i gjykojë vetëm individët dhe nuk do të ndikohet nga jashtë.

Shefi i BE-së në Kosovë thotë se Specialja e çon Kosovën përpara në rrugën evropiane

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, ka thënë se është…