Mullerit i dhemb turpërimi nga Spanja: Jam gati të rikthehem në kombëtare

22 nëntor 2020 | 13:25

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, ka thënë se është i gatshëm të rikthehet në Kombëtaren e Gjermanisë, nëse trajneri Joachim Low ndryshon mendje dhe vendos ta thërras, pas humbjes historike 6:0 që ia shkaktoi Spanja në Ligën e Kombeve.

Ylli i Bayernit foli për “Sky Sport Germany” rreth dhimbjes që e kishte ndier pas turpit që Spanja ia shkaktoi Gjermanisë. “Natyrisht se të dhemb. Natyrisht se vuan për bashkëlojtarët në klub, për lojtarët që i njeh, me të cilët ke luajtur dhe po ashtu për tifozët”, ka thënë Muller.

“Siç kam thënë, asnjëri nga ne nuk kemi dhënë dorëheqje nga Kombëtarja”, ka shtuar Muller.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi nuk është duke konsideruar mundësinë ta rikthejë në…